Kapet kultivuesi i kanabisit pas një viti livadhisjeje

Një person i shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit, është prangosur nga Policia e Tepelenës.

Albano Rama 55 vjec banor i fshatit Lulëzim në Memaliaj, është kapur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj. Ndalimi i tij u ndërmorr pasi shkalla e Parë e Gjyqësorit në Gjirokastër, i pati caktuar masën e sigurisë në mungesë Arrest me burg një vit më parë.

Kjo sepse Rama u gjet fajtor për kultivimin e 1300 rrënjëve kanabis në zonën e Krahësit në veri të Tepelenës.

Materialet i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ndaj Ramës, rëndon vepra penale e kultivimit të bimëve narkotike.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ