VIDEO/Çuçi në Këlcyrë: Koalicion me qyetarët, jo me partitë pengmarrëse të reformave

Këlcyra ka qenë ndalesa e radhës e turit të dëgjesave publike që po zhvillon në gjithë Qarkun e Gjirokastrës, drejtuesi politik BlediÇuçi.

Gjatë takimit me banorët, zoti Çuçi theksoi se në mandatin e dytë, PS do jetë në koalicion me qytetarët duke mbyllur fazën e koalicioneve që funksiononin për interesa partiake, e që për këto interesa mbanin peng reformat.

Është ky mandate që na kanë dhënë shqiptarët me 74 deputetë që të qeverisim vetëm dhe të fillojmë një faze të re qeverisëse, jo me koalicione të cilat më së shumti ishin dhe funksionionin për interesa të ngushta partiake dhe ktheheshin në qëllime pengmarrje për të realizuar këto interesa, por në një koalicion me qytetarët-u shpreh Çuçi.

Ky i fundit theksoi edhe një herë, se fakti që shqiptarët votuan që PS të qeverisë vetëm, nuk është privilegj, por mision për të realizuar ato premtime që nuk u përmbushën për shkak të koalicioneve politike.

Fakti që shqiptarët na kanë dhënë 74 deputetë dhe të qeverisim si PS, nuk është dhe nuk e shohim si privilegj, por si një detyrë të vështirë, si një mision, sepse tani do duhet që çdo gjë që kemi premtuar dhe se kemi realizuar për shkak të koaliconeve politike që deformuan edhe qeverisjen vetë, tani kemi gjitha mundësitë që këtë ta bëjmë si PS, me një qeveri socialiste, me kryeminisitër Edi Ramën.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ