Përmet/Zbulohen 41 kg kanabis, poseduesi në pranga

Policia sekuestron 41 kg kanabis ndërkohë që vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miçan të Përmetit ku në ambjentet e ish shkollës së mesme të këtij fshati, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë zbuluar një sasi prej 41 kg Cannabis Sativa.

Menjëherë uniformat blu arrestuan në flagrancë Myslim Shpatën 68 vjeç banor i këtij fshati. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për hetime të mëtejshme.

Ndaj 68 vjecarit rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitje së lëndëve narkotike.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ