Të bashkuar në diversitet !

3

Nga Roland Bejko

Do doja sot t’ju dërgoja një falenderim të veçantë të gjithë demokratëve të Qarkut Gjirokastër që përfshin Tepelenën, Përmetin, Këlcyrën, Memaliajn për pjesëmarrjen e lartë në votimin e të shtunës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Diku thuhet se sa më e madhe të jetë shtypja, aq më i fortë do të jetë reagimi.

Pjesëmmarrja e lartë është tregues i qartë i mosdurimit që kanë demokratët e kësaj zone për të filluar menjëherë nga puna për një ndryshim cilësor dhe sasior të PD që të kthehet shpejt në forcën e parë politike në vend.

Pjesëmarrja e lartë në votime në këtë Qark, është dëshmia e qartë e zjarrit që i djeg përbrendra zemrat e këtyre njerëzve, të cilët mezi presin ta qasin afër ditën e çlirimit nga oligarkia e krimit që ju ka vrarë ekonominë, mirëqënien, punën dhe shpresën.

I urojmë punë të mbarë kryetarit të rikonfirmuar në krye të PD z.Lulzim Basha me besimin e madh se PD do të dijë të bashkohet në diversitet me një koncept të ri strukturor në organizimin e brendshëm dhe me një dimension politik bashkëkohor mbi vlerat e saj më të mira të vlerave konservatore dhe parimeve liberale të tregut.

Përshëndesim mikun tonë z. Eduart Selami për koherencën në qëndrimet e tij dhe për prezantimin e pikëpamjeve të tij çmuara për atë se si duhet të jetë PD e së ardhmes.

Miqësisht dua ti them z.Selami se pavarësisht rezultatit nuk ka pse i mer parasysh thirrjet për tu kthyer andej nga ka ardhur që i janë bërë gjatë një fushate “në emër të bashkimit, dhe të askujt për tu humbur”.

Fitorja e madhe është shumatore votash, ndaj nuk e kemi luksin të humbasim askënd, por sekush e di vet çfarë do, çfarë bën, si e bën dhe pse e bën.
Përgjegjësitë janë individuale, dëmi është kolektiv.

Tani është koha të qetësojmë egon, të manaxhojmë inatet, të mos urrejmë njëri-tjetrin dhe të fitojmë qytetarët.

Më i mirë do të ishte kohezioni brenda PD-së sipas parimit, “TË BASHKUAR NË DIVERSITET”.

Në fakt ky proçes delikat zgjedhjesh të brendshme dëshmoi institucionalisht një shkallë të lartë të demokracisë funksionale të PD e cila të paktën, deri tani, po funksionon si një unitet i njerëzve të lirë.

Por, a e kemi ne një kulturë dhe tolerancë të tillë, të mjaftueshme për t’ja dalë mbanë me qenë bashkë siç janë në të tilla raste miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë?

Dhe si ballkanas që jemi, a do të mundemi dot të vendosim arsyen racionale mbi pasionin iracional?

A do mundemi të heqim nga goja fjalët që i lëshojmë nga rrjetet sociale, mediat dhe podiumet e improvizuara si thika të helmatisura duke i ngulur me mllef e pa mëshirë mbi shpinën e gjithkujt që mendon ndryshe nga tjetri?

A do të mundemi dot që sa herë të na cënohet karrigia të heqim dorë nga kurthet, intrigat, hiletë, pabesitë, dhe destruktiviteti i çdo strukure morale dhe institucionale?

A do të mundemi ta kuptojmë ndonjë ditë vallë se çdo kauzë sado e drejtë qoftë e humbet rëndësinë, vlerën dhe besueshmërinë kur zanafillën e reagimit e ka vetëm pasi preket karriera personale, egoja dhe që edhe pse në parim mund të jetë e drejtë, kompromentohet dhe banalizohet për shkak të krediblitetit personal të aktorit që e interpreton?

Koha do na tregojë se çfarë do të ndodhë me lirinë dhe demokracinë e brendshme për të mos e banalizuar në anarshi dhe shkatërim.

Dhe deri atëherë, deri sa të marim këto përgjigje le ti urojmë suksese PD me besimin që kryetari i sapo konfirmuar z.Basha do ta lexojë Ai dhe kushdo tjetër ashtu siç duhet mesazhin që demokratët përcollën me pjesëmarrjen e lartë në këto votime.

Tani në punë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ