Refuzon dorëheqjen, drejtoresha e Spitalit të Tepelenës

Drejtoresha e Spitalit të Tepelenës Stoli Selmani, refuzon të dorëhiqet.

Burimet nga ky spital, konfirmojnë pwr Jugunews.net se drejtuesja e Spitalit të Tepelenës është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti që mban prej dy muajsh.

Zonja Stoli Selmani, ka qenë dje e pranishme në takimin që ka organizuar kryeministri Edi Rama me drejtuesit e të gjitha spitaleve në vend ku janë kritikuar në shefi i qeverisë, për performancë të dobët dhe mungesë shërbimi.

Zoti Rama, u kishte lënë afat 24 orë drejtuesve të spitaleve vendore e rajonale për t’u dorëhequr, ndërkohë që deri në mesditë, as drejtori i Spitalit të Gjirokastrës Përparim Muco, nuk kishte dhënë dorëheqjen ndërkohë që mendohet se do ta japë brenda afatit 24 orësh që u ka lënë kryeministri Rama.

Ndërsa vetë drejtoresha e Spitalit të Tepelenës Stoli Selmani, as që ka ndërmend të dorëhiqet.

Ajo është vënë në këtë post në fillim të muajit qershor fill pas përjashtimit të Ediola Brahaj me urdhër të ministrit teknik të shëndetësisë.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ