Zbulohet kanabis në Nivicë, në pranga dy vëllezër kultivues

3

Sasi e shumtë kanabis e kultivuar, është shfarrosur nga Policia e Tepelenës në një aksion të ndërmarrë një ditë më parë në fshatin Nivicë.

Rezultati flet për 1750 bimë kanabis të asgjesuara dhe arrestimin e dy kultivuesve.

Operacioni antikanabis i koduar “Kurtes”, u ndërmorr në malësinë e Kurveleshit në zonën e Tepelenës pas informacioneve në terren.

Uniformat blu të mbështetura dhe nga forcat speciale, kanë arritur të zbulojnë në lokacionet e “Gropës së Batës”, dhe të “Kurtesit” në fshatin Nivicë, bimë narkotike të kultivuara. Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë së Tepelenës, u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë kanabis të cilat u asgjesuan në vend me anë të djegies. Kultivuesit kanë qenë dy vëllezër Demo e Agim Zana 62 e 42 vjecarë nga fshati Nivicë. Arrestimi i tyre u ndërmorr në vend teksa ishin duke prashitur kanabisin në zonat e mësipërme. Numri i operacioneve të ndërmarra nga Policia në jug të vendit, është 21. Nga këto veprime të ndërmarra në terren, janë arrestuar shtatë kultivues, 12 ndodhen në kërkim, ndërkohë që janë asgjesuar në dy muajt e fundit, 10000 rrënjë kanabis në të tre rrethet e Qarkut të Gjirokastrës.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ