Radhë kilometrike në Kakavije

Shtohet fluksi i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavies.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit pranë këtij stacioni kufitar, kanë dalë nga territori shqiptar, mbi 7 mijë persona. Puna me një sportel në dalje të tokës greke, ka bërë që të krijohen radhë pritje. Emigrantët kanë pohuar se kanë pritur në tokën greke edhe pse është kërkuar nga homologët  shqiptarë, shtimin e numrit të sporteleve. Ndërkohë, në pikën tonë kufitare, ka vijuar puna me 4 sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. E ndërsa në hyrje të territorit shqiptar po vijon puna me ardhjen e shqiptarëve apo të huajve që mbërrijnë pas pushimeve në Greqi, burime nga Stacioni Kufitar i Kakavijes kanë pohuar se megjithë fluksin e lartë të hyrje daljeve në këtë pikë kalimi, është punuar për evitimin e rradhëve. Ndërkohë vetëm gjatë kësaj fundjave hyrje-daljet kanë shënuar shifrën mbi 22 mijë persona. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është shënuar rritje e lëvizjeve në Kakavije, si dhe  në Pikën Kufitare të Tre Urave në Përmet.
SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ