FOTO/Zjarri bën kërdinë në Stegopul dhe Bularat, Bizhga kërkon ndihmë

Zjarret po bëjnë kërdinë në Gjirokastër ndërkohë që forca zbuluese e Policisë ndaj zjarrëvënësve është zero. Dy vatra zjarri sot kanë gjeneruar në fshatrat Suhë e Stegopul në pjesën juglindore të Gjirokastrës si dhe në fshatin Bularat në zonën e Dropullit. Në të dy rastet, zjarret kanë rrezikuar banesat si në Stegopul apo dhe në fshatin Bularat. Zjarrëfikësit kanë luftuar me flakët në të dy vatrat e zjarreve e bashkë me ta edhe banorët e fshatrave. Zjarri në fshatin Stegopul, e kishte origjinën nga vatra e shuar një ditë më parë nga fshati pranë tij, Suhë. Me riaktivizimin e flakëve mesditën e sotme, gjithcka ka gjetur të papërgatitur vetë banorët apo dhe zjarrëfikësit e Gjirokastrës të cilët kanë qenë të angazhuar me shuarjen e flakëve në fshatin Bularat. Komandanti i PMNZSH në Gjirokastër Kujtim Bizhga, ka lëshuar alarmin për depërtimin e flakëve në oborret e banesave në Stegopul dhe Bularat dhe ka kërkuar ndihmë nga qendra. Banorët e fshatrave kanë përdorur mjete rrethanore duke qënë përkrahë zjarrëfikësve të cilët kanë krijuar një perimetër mbrojtës që mos të lejohej avancimi i mëtejshëm i flakëve të zjarrit në brendësi të zonës së banuar. Banorët e fshatit Bularat, kanë apeluar për ndihmë nga pushteti vendor i cili ka qenë tërësisht jashtë loje për marrjen e masave ndaj zjarrit. Njëkohësisht edhe Inspektoriati Pyjor gjatë kësaj periudhe ka qenë tërësisht jashtë loje. Në bilancin e sotëm të kryer vlerësohet se janë djegur 12 ha kullota dhe 3 ha pyje në kurorën e gjelbër të Suhës dhe Dropullit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ