Ndërron jetë ish kreu i Komitetit Egzekutiv të Përmetit, gjirokastriti Resul Zani

Ka ndërruar jetë Resul Zani një prej ish drejtuesve të nomeklaturës komuniste në jug të vendit.

Resul Zani lindur në Gjirokastër nuk ishte përmetar por Përmeti u bë shtëpia e tij e dytë.

Ai u emërua në fillim të viteve ’80 kryetar i Komitetit Egzekutiv i njehësuar sot me postin e kryetarit të Bashkisë.

Mbeti thellë në memorien kolektive të përmetarëve si nje komunist liberal dhe largpamës, si burri me shije e i rrethuar nga estetika. Gjatë kohës kur drejtonte, Përmeti njohu nje boom ekonomik dhe vecanërisht arkitektura, ndërtimet, kultura dhe sportet njohën progres të paparë.

Gjurmët e fantazisë dhe punës së tij u zbatuan nëpërmjet shumë arkitektëve dhe inxhinierëve të talentuar dhe sot kanë mbetur në memorien dhe trashëgiminë e Përmetit.

Hyrja e qytetit, pallati i sportit, kinemaja, banesa të reja, bar restorant Kupola, qendra tregetare Mapo, zgjerimi i qytetit në pjesën jugore janë disa prej veprave që la pas i ndjeri Resul Zani dhe gjithë njerëzit e tjerë të asaj kohe.
Njeriu i punës dhe vullnetit vdiq dje por ndër vite e dekada, cdokush do t’a kujtojë gjirokastritin Resul Zani, përmetarin e natyralizuar në kohë të vështira e të bukura.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ