Arrestohet 58 vjecari nga Dukaj, i’u gjetën 66 kg kanabis në banesë

Policia e Tepelenës zbarkon në fshatin Dukaj dhe sekuestron 66 kg kanabis, ndërkohë që prangos poseduesin e lëndës narkotike.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku mbi bazën e informacioneve të marra në terren u konfirmua se Seit Bejko banor i fshatit Dukaj, dispononte sasinë e mësipërme të kanabisit. Për këtë arsye nga Seksioni për Hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “VJOSA” i cili u finalizua me sekuestron e lëndës narkotike, si dhe arrestimin e poseduesit të saj. Lënda narkotike me peshë 66 kg, gjendej në brendësi të disa thasëve e fshehur në banesë ku jeton 58 vjecari Bejko.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ