Artemisa Dralo nga nesër zv ministre e jashtme e Shqipërisë, Rama i besoi postin pas rezultatit fantastik në Dropull dhe kapaciteteve intelektuale të saj

Artemisa Dralo nesër merr postin e zv ministres së jashtme në kabinetin e qeverisë Rama 2.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda PS në kryeqytet ku dhe janë përcaktuar tashmë edhe emrat e zv ministrave në digastere të tjera.

Emërimi i zonjës Dralo në postin e zv ministres së jashtme e cila prioritet do të ketë minoritetet dhe të drejtat e njeriut, vjen pasi kandidatura e saj, është përfolur mjaft muajt e fundit për të qenë në postin e ministres së integrimit. Por meqënëse Rama e suprimoi këtë portofol ministror duke e integruar brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, zonjës Dralo i’u dha kjo detyrë që për nga rëndësia është e njëjtë me atë të ministrit të jashtëm vecse me specifikën e marrjes me cështjet e minoriteteve në Shqipëri.

Zonja Dralo ishte në listën e kandidatëve për deputete të PS në Qarkun e Gjirokastrës e renditur e pesta ku në zonën që mbulonte, mori 80% vota më tepër sesa në zgjedhjet e 2013.

Akademikja Artemisa Dralo, as para dhe as pas zgjedhjeve të qershorit, nuk kishte kryer ndonjë marrëveshje me kreun e qeverisë për të qenë pjesë e posteve drejtuese qeverisëse, por rezultati fantastik që ajo arriti në Dropull, “ngacmoi” kryeministrin Rama që të nxisë reagimin e tij për t’i besuar një post mjaft të rëndësishëm si ai i zëvendësministres së jashtme.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ