Luftëtari e nis me humbje kampionatin, por dinjitoz me 10 lojtarë në fushë

Luftëtari e ka nisur sezonin e ri të Superligës me një humbje minimale në transfertë me ekipin e Teutës. Ekipi i drejtuar nga trajneri i ri uruguajan Fernandez, ka bërë një paraqitje të mirë në të dy pjesët e takimit por në përgjithësi ka munguar finalizimi në repartin e sulmit.

Ndërsa ekipi durrsak ka kontrolluar pothuajse të 90 minutat e lojës. Luftëtari u ndëshkua në minutën e 35 kur arbitri i takimit nxorri me karton të kuq nga fusha e lojës, Toledon duke e lënë skuadrën gjirokastrite me 10 lojtarë në fushë.

Dalja me karton të kuq e lojtarit uruguajan, ka qenë vrasëse për ekipin gjirokastrit i cili mezi ka përballuar sulmet e durrsakëve ku i pari u konkretizua me një 11 metërsh në fillim të pjesës së dytë të takimit ku Lena në minutën e 47 egzekutoi saktësisht duke cuar vendasit në avantazh. Ndërkaq Teuta ka qenë tepër aktive kjo edhe nga epërsia numerike deri sa dyfishuan rezultatin në minutën e 85 me anë të Shehajt i futur në pjesën e dytë të lojës.

Dy minuta më pas sulmuesi i përfaqësueses U-21 Kristal Abazaj, ka shënuar golin e vetëm të Luftëtarit. Rrjedhimisht ekipi gjirokastrit ndonëse me 10 lojtarë në fushën e lojës, arriti të përballonte epërsinë numerike të vendasve.

Takimin e radhës Luftëtari e ka sërish në transfertë me Lacin.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ