VIDEO/Starton shkolla, mësuesit kthehen në bojaxhinj, Bashkia e Gjirokastrës pa lyer klasat

Rreth 11 mijë nxënës janë ulur sot në bangat e shkollave në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Të gjitha institucionet arsimore të ciklit 9-vjecar dhe atij parauniversitar, janë celur sot rregullisht duke startuar sezonin e ri mësimor 2017-2018.

Vetëm në Gjirokastër për herë të parë, janë ulur në bangat e shkollave 320 nxënës, 10 nxënës më pak se një vit më parë, ndërkohë që sivjet në shkollat e mesme, janë rregjistruar 360 nxënës apo 5 nxënës më pak se një vit më parë.

Për drejtoreshën e Arsimit në Qarkun e Gjirokastrës Lindita Rova, të gjitha shkollat kanë qenë të gatshme për të pritur nxënësit.

Shumica e tyre në Gjirokastër kanë qenë të papërgatitura në planin infrastrukturor pasi kanë munguar investimet në brendësi të klasave, pastrimet e tyre apo dhe pasurimi me bazë materiale cka është detyrë e Bashkisë.

Për këtë cështje, zonja Rova ka apeluar tek Bashkia e Gjirokastrës që të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim.

Indiferentizmi i shfaqur nga Bashkia e Gjirokastrës, ka detyruar mësuesit të përveshin mëngët ditët e fundit për të lyer klasat apo të pastronin ambjentet e brendshme duke marrë rolin e pastruesit apo të prapavijës.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ