“Superaksion” i Policisë, vë në pranga tre hallexhinj për 5 bimë kanabis në Tepelenë

Arrestohen tre banorë nga fshati Cërrilë në Tepelenë, për 51 bimë kanabis të mbjella vec e vec në bahcetë e shtëpive të tyre. Dy prej të arrestuarve janë vëllezër të cilët në total, kishin mbjellë 46 bimë kanabis, ndërsa i treti u prangos vetëm për pesë bimë të tilla. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në këtë fshat pjesë e Bashkisë së Memaliajt, në verilindje të Tepelenës. Policia e Tepelenës pas informacioneve në terren, ka arritur të zbulojë sasinë e bimëve narkotike të kultivuara në bahcetë e banesave të dy vëllezërve B.H. dhe P.H përkatësisht 54 dhe 50 vjec, si dhe tek banesa e A.M 50 vjec banor i këtij fshati. Tek banesa e të parit, uniformat blu kanë zbuluar 16 bimë kanabis sativa të mbjella në bahcenë e shtëpisë, ndërsa tek vëllai tjetër, kanë zbuluar 30 bimë narkotike po të mbjella në bahcenë e banesës. Pas këtij aksioni, uniformat blu e zgjeruan gamën e zbulimit në terren të kultivuesve, ku arritën të zbulonin edhe një sasi prej 5 bimësh narkotike në bahcenë e A.M. 50 vjec. Gati 13 prej këtyre bimëve nga 51 në total, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që të tre personat e kapur, janë prangosur dhe ndaj tyre rëndon vepra penale e kultivimit dhe prodhimit të bimëve narkotike.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ