Gafa e Bashkisë Tepelenë,ngatërron ushtrinë shqiptare me maqedonase

Faqja Zyrtare e Bashkisë së Tepelenës në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një njoftim që u bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Ushtrisë Shqiptare.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por gafa qëndron se përbri stemës së Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të vendosnin një fotografi të ushtarëve shqiptarë, është vendosur foto e ushtarëve maqedonas duke parakaluar në një paradë të mbajtur në Shkup disa kohë më parë.

Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij publikimi nga ana e zyrtarëve të Bashkisë së Tepelenës duke shfaqur foton e ushtarëve maqedonas përbri stemës së Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare.

Shqiptarja.com shfaq edhe foton origjinale e cila është marrë si e mirëqënë nga ana e Bashkisë së Tepelenës se ata janë ushtarë shqiptarë ndërkohë që valëvisin flamurin maqedonas.

Burimi: Shqiptarja.com

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ