Nesër furtunë në mbarë vendin dhe rrebeshe shiu

Dita e nesërme do të sjellë një mot me vranësira, që shpeshherë do të fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Meteorologët raportojnë se rrebeshe të izoluara shiu do të ketë në zonat qendrore dhe lindore, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet me përmirësim të kushteve atmosferike.

Parashikimi i Meteoalb

E MARTE: Moti me alternim kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta që shpeshherë fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu, kryesisht në Juglindje-Qender. Pasditja mbetet me vranësira e rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonat Qendrore-Lindore por intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat perëndimore dhe veriore të vendit.

Në mbrëmje, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës”.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ