Lulzim Basha, bashko “opozitat”!

3

Nga Aulon Kalaja

Sigurisht që janë shtuar zërat se mesazhi i opozitës duhet të jetë më i fortë dhe i përqëndruar. Duhet të kemi një opozitë më solide, sepse kjo mazhorancë që drejtohet nga një autokrat me oligarkët e tij, pa aleatë, pa mendim ndryshe, do jëtë një barrë e rëndë, jo vetëm për opozitën por edhe për popullin. Sepse qeveritë shqiptare në demokraci, në përgjithësi kanë pasur në përbërje gjithmonë koalicione, jo vetëm si domosdoshmëri për të bërë numrat, por edhe at’herë kur shumica bëhëj vetëm nga një parti, për të shtuar besimin në popull.

Sepse shumë mëndje janë gjithmonë më mirë se një mëndje, kur bëhet fjalë për të qeverisur. Rasti kur Nano mori socialdemokratët dhe një sërë partish të tjera në 1997. Berisha në 2005 që mori Partinë Agrare dhe Aleancën Demokratike më vonë, apo parti të tjera në 2009, si LSI dhe të tjera, apo vetë Rama në 2013 me LSI dhe të tjera. Por ky është një rast studimi se si Rama, ka marë të gjithë timonin për vete dhe askënd tjetër përreth, ashtu sic ai dëshironte. Duke u nisur nga kjo situatë, përqëndrimi i pushtetit dhe sasia e gabimeve në qeverisje do të jetë edhe më i madh se më pare, Rama këtë e ka treguar kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Sepse asgjë të mirë nuk ka nga monopoli, sidomos “monopoli shqiptar”, Nisur nga kjo situatë standarti i kohës kërkon një opozitë të fortë, të përqëndruar, të përbashkuar dhe mbi të gjitha me kohezion.

Këtë nuk e kemi, sepse ende disa parti, ose individë flirtojnë me qeverinë dhe pushtetin lokal, për interesa të ngushtë. Janë të blerë, disa të paorientuar, ose më saktë nuk e kanë ndarë mendjen se cfarë do të bëjnë për këtë mandate qeverisës. Kjo gjë dallohet nga qëndrimet publike dhe aktet politike, që kanë qënë të munguara të paktën këtë periudhë, por dielli duket që në mëngjës. Natyrsiht që elementë opozitarë ka, por nuk janë të bashkuar. Veprojnë ndarazi dhe si të tillë nuk krijojnë peshën e meritaur, ndoshta duke parë mungesën e seriozitetit, apo kanë mentalitetin se opozita është e shitur dhe kështu nuk e kanë të lehtë të bashkohen me këtë apo atë parti që janë në opozitë, sepse nuk kanë besim. Gjithmonë ka pasur dy opozita dhe këtu nuk e kam fjalën për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, por për dy koncepte, që duhen bashkuar medoemos. Opozita politike dhe opozita popullore. Opozita e institucionalizuar që përbëhet nga partitë politike të “frontit opozitar” brënda dhe jashtë parlamentit dhe opozita popullore. Opozita politike në fakt duhet të drejtohet nga mesazhet e opozitës popullore. Ajo duhet të prodhojë politikë nga hallet dhe problemet e qytetarëve.

Në opozitën popullore bën pjesë shoqëria civile jo e shitur dhe e jo e kapur, bën pjesë qytetari që nuk i ka dhënë votën kësaj qeverie, por edhe qytetari që e ia kanë blerë dhe e ka shitur votën tek ky pushtet, po ashtu edhe qytetari që e ka votuar me vetëdijë këtë qeveri dhe sot është i zhgnëjyer, i pakënaqur për disa arsye. E parë në këtë këndvështrim, opozita nuk mund të jetë numra por frymë. Frymë që mblidhet dhe shtohet rreth një fronti të madh opozitar. Gjithmonë do të ketë kundërshtarë të pushtetit, por jo gjithmonë ka kohezion dhe në rastin tonë mesazhet vijnë të dyzuara. Sigurisht që cdo parti ka individualitetin e vet dhe elementë që e dallojnë nga njëra-tjetra, por shqiptarët vendosën t’ia “besonin” opozitën PD dhe LSI dhe cdo kaprico apo cështje tjetër duhet të pushojë përballë këtij interesi kombëtar. Ne nuk mund të kemi luksin që të kemi “alternative opozitare” dhe këtu e kam fjalën për shumë konferenca shtypi apo qëndrimë që vijnë nga politikanë të PD dhe LSI, sepse krijohet një konfuzion dhe duket se këta të fundit reagojnë vetëm për cështje që kanë interesa. Sigurisht që cdo parti ka vlerat e veta dhe kërkon t’i shfaqë ato, por kur bëhet fjalë për cështje madhore nuk mund të kemi disa qendrime dhe disa mesazhe, sepse bie pasha e këtyre të fundit. Sic është edhe situate e krimit dhe drogës në vendin tonë.

Pas deklaratave të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vëndin tone për klanet dhe familejt mafioze, mesazhi opozitar PD dhe LSI ishte i ndarë dhe nuk krijoi efekt. Kam parasysh seancën e fundit parlamentare, ku Kryeministri meritonte të kryqëzohej, por ajo seancë që priteshin të ndodhnin interpelanca ose fjalime domethënëse dhe të forta, kaloi pa bujë dhe Rama shëptoi edhe një herë tjetër. Duke e vlerësuar këtë situatë është domosdoshmëri përbashkimi në një pikë të vetme i energjive opozitare, me një lëvizje, platformë, front apo një emër që nuk e kam ndërmënd, por e rëndësishme është të ketë përmbajtje dhe të mbledhë interesat e qytetarëve dhe të këtë sa më shumë përfaqësim.

Kjo thirrje për bashkim është imperativ i kohës. Asgjë nuk ka rëndësi më shumë se kjo dhe sigurisht që detyra për këtë thirrje dhe konceptimi i kesaj tryeze i takon kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Rreth tij do të mblidhen partitë, grupimet, shoqatat, intelektualët, kundërshtarët e pushtetit dhe qytetarët e zhgënjyer, individualitetet, koloritet duke zbatuar të gjithë parimet demokratike. Kështu kjo lëvizje do të jetë më e fortë dhe do të ketë moral. Cdo interes tjetër, cdo devijim nga ky standart që t’a imponon koha do të contë ujë tek Rama dhe qeveria e tij e korruptuar. Cdo vend ka nevojë për një opozitë të forte dhe alternativë pushteti, por vendi ynë e ka urgjente.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ