Maratona e poezisë italiane në Gjirokastër

Italishtja në shkollat 9-vjecare të Gjirokastrës, po masivizohet gjithmonë e më shumë. Janë mbi 60 nxënës të sistemit 9-vjecar të cilët studiojnë me pasion gjuhën italiane dhe jo vetëm kaq, por përmes kësaj gjuhe, ata mësojnë rreth fakteve historike të Italisë, kulturën dhe letërsinë.

Pikërisht kjo e fundit ka gjetur terren tek nxënësit e klasave të katërta në disa shkolla 9-vjecare në qytetin e Gjirokastrës cka është konkretizuar paraditen e sotme, përmes një aktiviteti që kishte në epiqendër poezinë italiane.

“Maratona e Poezisë” ishte aktiviteti i cili grupoi të gjithë nxënësit që mësojnë italisht në shkollat e Gjirokastrës në një prej objekteve të trashëgimisë historike në qytet, sic është kalaja e Gjirokastrës. Në një formë stafete, nxënësit kanë recituar vargje nga autorë të ndryshëm të letërsisë italiane duke krijuar një rrethor që nënkupton bashkësinë e gjuhës italiane.

Vetë protagonistët e këtij aktiviteti nxënësit që mësojnë italisht, shprehen se e dashurojnë italishten dhe për t’a është gjuha më e bukur në botë.

Aktiviteti u organizua nga Zyra për Shkollat në Ambasadën e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër, si dhe Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë. Ky aktivitet u ndërmor në kuadër të Javës dhe Gjuhës Italiane në Botë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ