Ngjarje e paprecedent në Memaliaj, nipi rreh xhaxhanë

3

Paret e bixhozit kanë cuar në një konflikt fizik mes xhaxhait dhe të nipit të tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Memaliajt ku Kilijan Muhaj 26 vjec, ka rrahur xhaxhain e tij 41 vjecar G.Muhajn në një prej lokaleve të qytetit.

Mësohet se shkaku i konfliktit mes tyre, ka qenë një ndeshje bixhozi ku degjeneroi me dhunë dhe përfundoi me arrestimin e Kilijan Muhajt. Xhaxhai i tij pasi është rrahur nga i nipi, ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Tepelenës, për të denoncuar rastin në fjalë e më pas është paraqitur tek mjeku ligjor për të identifikuar gjurmët e dhunës të lënë në trupin e tij nga i nipi.

Ky i fundit kishte përdorur sende të forta në konflikt e sipër por fatmirësisht, 41 vjecari ka shpëtuar duke u mbrojtur. Policia sapo ka marrë denoncimin nga i rrahuri, është vënë në kërkim të agresorit të cilin e prangosi menjëherë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ