Kapen dy kultivues droge nga Tepelena, ata janë…..

Ndalohen dy kultivues kanabisi të shpallur në kërkim.

Ilirijan Josa 50 vjec dhe Kastriot Shehu 52 vjec, janë kapur një ditë më parë nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Të dy personat janë banues në Tepelenë dhe shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër në prill të këtij viti, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tyre në mungesë për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Përgjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, dy personat e mësipërm, qëndronin në arrati dhe një ditë më parë janë pikasur nga patrulla e policisë në Tepelenë dhe më pas janë ndaluar. Ata u shoqëruan për në Komisariatin e Policisë dhe pasi i është komunikuar zyrtarisht masa e arrestit, u dërguan drejt dhomave të paraburgimit në Burgun e Bëncës.

Materialet në ngarkim të Shehut dhe Josës, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ