Kapet 40 vjecari me pesë metër kub dru të prerë në Bredhin e Hotovës

3

Dëmtimi i pyjeve përmes prerjeve nga dora e njeriut, është një fenomen i zakonshëm në Përmet. Por Policia ka ndërhyrë një ditë më parë, duke prangosur një person i cili u kap me pesë metër kub dru të prerë në pyjet e zonës së Bredhit të Hotovës që është një prej pasurive më të bukura natyrore të kësaj zone.

Burimet zyrtare, kanë bërë të ditur për Jugunews.net se është arrestuar Gjergji Kristo 40 vjec banor i Përmetit pasi u gjet në hyrje të qytetit duke trnasportuar pesë metër kub lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Mjeti që ai kishte vendosur për të transportuar, ishte i tipit Mercedez-Benz me targa PR1109B.

E gjitha lënda drusore, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërkohë që mbi të arrestuarin Kristo, rëndon vepra penale e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ