Nje i ri nga Memaliaj i shumëkërkuar kapet në Kakavije, teksa hynte në Shqipëri

Një memaliot vihet në pranga për një ngjarje të ndodhur në prill të këtij viti. Bëhet fjalë për 24 vjecarin Denis Imeraj i cili është kapur nga forcat e Policisë Kufitare të Kakavijes mëngjesin e sotëm teksa po hynte në territorin shqiptar. Sipas informacionit zyrtar të Policisë Kufitare, bëhet e ditur se Imeraj, është kthyer nga policia greke në Pikën Kufitare të Kakavijes mëngjesin e sotëm.

Pas intervistimit dhe verifikimeve të kryera nga punonjësit e policisë në sitemin “TIMS”, Denis Imeri rezultoi se ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit në fund të muajit prill të këtij viti, i pati caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje të kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”.

Krahas kësaj, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet më 5 maj të këtij viti, caktoi masën  arrest në burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Pasi është kapur, 24 vjecari Imeri, është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës dhe më pas është dërguar drejt kryeqytetit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ