VIDEO/Prefektura në Gjirokastër, ikën Bime, vjen Alija

3

Është prezantuar sot prefekti i ri i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Alia. Në ceremoninë e prezantimit, kanë asistuar dy ministrat e qeverisë shqiptare Pandeli Majko e Mirela Kumbaro, si dhe drejtues të njësive vendore të qarkut dhe drejtues të agjencive shtetërore rajonale.

Në fjalën e vet prefekti i larguar Flamur Bime, ka falenderuar popullin gjirokastrit dhe stafin e Institucionit të Prefektit, si dhe besimin e dhënë nga qeveria shqiptare për të qenë përfaqësues i saj në jug të vendit.

Ndërsa prefekti i ri Astrit Alija ka vlerësuar Gjirokastrën si qark dhe premtoi se do të përmhushë detyrat e dhëna qeveritare.

Prefekti i ri Alija, ka qenë ish nëndrejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ditë më parë deputeti demokrat Flamur Noka apo dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prefektin e ri të Gjirokastrës, si i lidhur me Habilajt e Vlorës në trafikun e drogës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ