Reagon deputeti demokrat i Gjirokastrës, pas publikimit nga Jugunews të problematikës tek Ura e Kordhocës

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu akuzon qeverinë se po hakmerret ndaj Lazaratit. Zoti Shehu ka reaguar pas publikimit të një dite më parë nga ana e medias tonë të problematikës që shfaq Ura e Kordhocës e cila është monument kulture. Zoti Shehu në statusin e tij në FCB shprehet se ura e Kordhocës është e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc, ndërsa riparimi i fundit i saj është realizuar dhjetë vite më parë.

Shehu thotë se fakti që në atë zonë Rilindja mori vetëm një “grusht” votash, duket që është shkaku që e ka lënë këtë urë në mëshirën e fatit dhe qe po e çon Lazaratin në izolim.

Postimi i zotit Shehu në FCB.

“RILINDJA” PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!

Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.

Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.

Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare. Per ironi pergjegjese per mirembajtjen e asaj ure eshte ministria e kultures, drejtusja e se ciles eshte dhe deputete e atij qarku.

Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor te tij.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ