VIDEO/Memaliaj, drama e familjes Capuni djali 17-vjeçar me sëmundje të rrallë

Mund të quhet si familja që i ka qëlluar fati i keq pasi djalin e tyre 17 vjeçar ka një sëmundje të rrallë dhe të pashërueshme. Familja Capuni jeton sot në qytetin e Memaliajt mes halleve dhe problemeve të shumta sociale por edhe shëndetësore.
Djali i vetëm i ciftit Capuni, Denisi 17 vjecar, dergjet në shtrat prej shtatë vitesh. Ai ka lindur i shëndetshëm por në moshën 10 vjeccare, u konstatua me një sëmundje tepër të rrallë që prek 1 në 10.000 persona. “Diskopi muskulare” është sëmundja me të cilën është diagnostikuar Denisi qysh në vitin 2009 .Familja katër anëtarëshe Capuni, jeton në mjerim të plotë. Ajo u detyrua të lëvizë nga fshati Arrëz e Madhe dhe të përqëndrohet në qytetin e Memaliajt, pikërisht për shkak të sëmundjes së Denisit me qëllim që të ketë më afër spitalin. E ëma e Denisit, Enkelejda ndodhet e “ngujuar” brenda katër mureve të dhomës ku është Denisi.
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ