Në Virua, rikthehet pulëbardha e vogël pas shirave të fundit

Pulëbardha e Vogël (Larus ridibundus) është rikthyer në Parkun e Viroit, pas shirave të parë të vjeshtës që lanë pas thatësirën e jashtëzakonshme të këtij viti. Zogjtë shtegëtarë ujorë kanë nisur të shtohen në Shqipëri pas një Moratorimi për gjuetinë.

Rezultatet e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit, publikuar në fillim të këij viti dëshmojnë për një ekzistencë të më shumë se 160.000 zogjve në ligatinat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë më shumë se 65 specie të shpendëve të ujit.

Por zogjtë ujorë janë edhe viktimat më të mëdha të vrasjeve. Një raport i publikur së fundi nga BirdLife Internacional vlerëson se 0.4 milion shpendë në vit mund të vriten ilegalisht, kryesisht për sportin e gjuetisë.

Grupet e zogjve më të prekura nga vrasja e paligjshme janë zogjtë e ujit vlerëson Raporti. Në hartën botërore të Raporti Shqipëria renditet në vendet me problematikë shqetësuese për vrasjen e zogjve.

Burimi: VOA

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ