Mashtroi të riun nga Cepuna për vizë kanadeze

3

Mashtrimi me vizat kanadeze tashmë nuk është më fenomen në Gjirokastër. Organi i akuzës ka marrë në dorrëzim dosjen e dërguar nga Policia për rastin më të fundit që është shënuar ku një 45 vjecar nga kryeqyteti, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi prej 8000 eurosh D.G. 28 vjec nga fshati Cepunë në Gjirokastër.

Mësohet se 28 vjecari e ka denoncuar këtë rast në Policinë e Gjirokastrës e cila më pas ka referuar materialet Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të cështjes.

Kryeqytetasi 45 vjecar me inicialet S.H sipas policisë, e kishtë bërë udhë praktikën e mashtrimit me vizat kanadeze pasi janë shënuar edhe pesë raste të tjerë para pak kohësh me “viktima” të ngjashme në Durrës, Delvinë e Krujë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ