LAJM I FUNDIT ! Të shtëna në Tepelenë, tentohet të grabitet banesa e Elton Cicos

Tentohet të grabitet banesa e Elton Cicos në Tepelenë, i goditur për vdekje majin e vitit të kaluar në një lokal afër Bllokut në kryeqytet.

Burime policore i kanë bërë të ditur Jugunews.net se ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Blloku i Ri në qytetin e Tepelenës ku tre persona kanë tentuar të grabisin me armë banesën e Cicos në të cilën banojnë prindërit e tij.

Afër banesës janë dëgjuar të shtëna armësh nga agresorët të cilët janë larguar menjëherë pas lajmërimit të efektivave policore.

Këto të fundit po ndërmarrin kontrolle banesash si dhe kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme.

Dyshohet që pjesmarrës në këtë ngjarje të jenë pjestarë të grupeve rivale kriminale shprehen burime policore në Tepelenë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ