VIDEO/Burrë e grua shpëtojnë nga vdekja, shembet catia nga shirat

Shpëtojnë mrekullisht nga vdekja, cifti i të moshuarve Kasaj në fshatin Gorricë, Bashkia Këlcyrë. Mbrëmjen e të martës është shëmbur catia e banesës përdhese ku jetojnë të vetëm Tomorr e Bukurie Kasaj.

Fati ka qenë me ta pasi e kanë ndjerë shembjen në momentin kur intensiteti i rreshjeve të shiut, ishte i madh dhe se shenjën e parë e dha muri anësor i banesës ku u trondit. Cifti i të moshuarve, ka dalë menjëherë në shi dhe pas disa minutave, catia u shemb duke zënë brenda orenditë shtëpiake.

Dëmi është i madh dhe për t’a është i pallogaritshëm sepse nuk kanë asnjë mundësi financiare për të rehabilituar gjendjen, e jo më të flitet për të rikuperuar mungesën e orendive të cilat me shpresën se mund të funksionojnë, i kanë mbuluar me qese plastmasi jashtë oborrit të ngrehinës së shembur.

Të ngelur në qiell të hapur, e kanë parë të udhës të strehohen tek kasollja e bagëtisë duke e përshtatur si ambjent strehimi, ndërkohë që të imtat i kanë dëbuar. Burrë e grua apelojnë tek cdokush që ka mundësi t’i ndohmojë qoftë edhe me një ndihmë jo vetëm financiare, por edhe materiale pasi e kanë të pamundur të jetojnë në kushtet e tashme

Deri tani askush nga Bashkia e Këlcyrës nuk ka ardhur për të parë gjendjen e banesës së Tomorrit, por Jugunews.net informoi prefektin e ri të Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj për situatën e krijuar cka premtoi për zgjidhjen e kësaj problematike.

Për cdokënd që dëshiron të kontribuojë për këta të moshuar qoftë edhe me një ndihmë sado të vogël jo vetëm financiare, mund të telefonojë vetë të zotin e shtëpisë së rrënuar Tomorr Kasajn në nr e celularit 0682774696

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ