Ditët e Kujtesës, varg aktivitetesh nga Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer”

3

Nga 16-23 nëntor do të mbahet edicioni i 2-të i aktivitetit DITËT E KUJTESËS, me moton e njohur tashmë “Kujtesa si mision”. Qëllimi i këtij aktiviteti është mundësimi i dialogut shoqëror për ballafaqimin me të shkuarën diktatoriale në Shqipëri.

Motivimi i KAS për ta vazhduar punën në fushën e ballafaqimit me të shkuarën përforcohet edhe nga gjetjet e sondazhit të OSBE-së të publikuara në fund të vitit 2016, sipas të cilit një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare kanë një perceptim pozitiv mbi regjimin komunist dhe liderët politikë të saj. Organizimi i DITËVE TË KUJTESËS edhe këtë vit vjen si projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS).

Aktivitetet e këtij viti do të jenë të larmishme, ndër të tjera: 1.Konferenca ndërkombëtare “Mes Apatisë dhe Nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private për komunizmin në Shqipërinë e sotme” në datat 17‒18 nëntor

2.Vizitë studimore në vendet e kujtesës, më 19 nëntor

3.Simpoziumi me titull: “Ligj dhe Drejtësi”, më 20 nëntor ne Hotel Rogner

4.Promovime veprash shkencore mbi diktaturën, më 21 nëntor

5.Lexim publik i dosjes së Musine Kokalarit, më 21 nëntor

6.Forumin mbi “Oral History”, më 22 nëntor, më 22 nëntor

7.Ndarja e çmimeve të konkursit “Pyet Gjyshërit 2”, më 23 nëntor

8.Ekspozita “Propaganda në diktaturë” do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë Ditëve të Kujtesës

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ