Gjirokastra “ngelet” në klasë, dështojnë kandidatët në konkursin për drejtor spitali, ricelet gara javës tjetër

3

Ministria e Shëndetësisë do të riceli garën për kreun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Arsyeja është se asnjë prej konkurrentëve, nuk kishte fituar pikët e mjaftueshme për t’u përzgjedhur drejtor në këtë institucion të rëndësishëm në jug të vendit.

Krahas Gjirokastrës, Ministria e Shëndëtësisë do të rihapë garën edhe për drejtues të spitaleve rajonale të Vlorës, Elbasanit dhe Korcës.

Në garën për drejtor spitali të Gjirokastrës, kanë qenë mjeku imazherist Miri Mahilaj, ekonomisti Alfred Bita dhe biznesmeni Fadil Bojo.

Nuk është ende e qartë nëse të tre këta emra do të rihyjnë në garë apo jo, por gjithcka ngelet për t’u parë gjatë ditëve në vazhdim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ