LAJM I FUNDIT ! Vetvaret një i ri nga Buzi i Tepelenës

Një i ri nga fshati Kurtiez në Buz të Tepelenës, është gjetur i vetvarur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave dhe është denoncuar nga familjarët e vet të cilët kanë dashur t’a shpëtojnë në momentin kur i janë afruar dhe hequr lakun e litarit nga gryka të cilin e kishte vendosur në degën e kumbullës jashtë oborrit të banesës. \

I riu i vetvarur është L.B 23 vjec i papunë i cili një vit më parë kishte mbaruar studimet për administrim-biznes në Universitetin e Gjirokastrës.

Familjarët pohojnë se njeriu i tyre, prej një viti vuante nga depresioni si pasojë e mungesës së alternativave për punë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të kryer procedurat e zakonshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ