Cila është përgjegjësia e Edi Ramës në historinë e drogës shqiptare ?

Nga Roland Bejko

Sot u njoftua se janë lëshuar urdhër arrestet për 4 drejtues të lartë të policisë dhe për rreth 40 oficerë të tjerë të “policisë që duam” janë hapur hetimet për mbjelljen dhe trafikimin e drogës dhe bashkëpunimin me grupet kriminale në të gjithë territorin e vendit !

Dhe për “çudi” të gjithë këta emra, lidhje, fakte, ngjarje janë denoncuar prej vitesh nga opozita shqiptare, pra nga PD.

Por, besoj se ju kujtohet, se ndërsa opozita denonconte implikimin e policisë së shtetit me krimin, Kryeministri Edi Rama nga oborri i Ministrisë së Brendshme në ditën e inagurimit të saj, para gjithë policëve të implikuar dhe të paimplikuar ka gëlthitur së bashku me Tahirin se e keqja e policisë nuk është krimi dhe kriminelët por opozita që përbalt imazhin e policisë duke sajuar realitete të paqëna me drogë e trafikantë….Ju kujtohet besoj se si tallej me deputetët e opozitës në Parlament, si bënte ironi me fshatarët e Këlcyrës me : “lere urën e rrugët po më thuaj si po vini me kanabisin?” etj.etj.

Një muaj më parë Edi Rama e pranoi që opozita kish të drejtë në pretendimet e saj për kanabizimin e vendit dhe impikimin e policisë në të dhe e falenderoi opozitën për sensibilizimin e opinionit dhe të ndërkombëtarëve duke premtuar “luftë totale për zhdukjen e saj”.
Dhe qershia mbi tortë ishte letra që ju dërgoi të gjitha qeverive të vendeve anëtare të BE-së se donte ndihmë për ta luftuar këtë fenomen. Me një fjalë, mori përsipër të bënte rolin e Ponc Pilatit, të lante duart nga kjo punë.
Por në fakt, me këtë letër na la të kuptonim se shteti i tij “që duam” jo vetëm që nuk është bërë, por edhe ka kapitulluar. Nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën bazë të tij, atë të rojes për sigurinë e shtetasve të vet.

Ndaj sot, pas mijra provave që erdhën nga shërbimet e vendeve partnere e pranojnë të gjithë fenomenin kriminal edhe drejtuesit e policisë edhe kryeministri edhe gazetarët e analistët pranë qeverisë që deri dje e mohonin nëpër studiot e tv-ve edhe militantët e partisë etj.

Në këto kushte shtrojmë një pyetje :

-Përse e mohonin egzistencën e drogës dhe të trafikut ndërkombëtar të saj?

-Nëse nuk ishin vet të implikuar, përse nuk e luftonin?

-A nuk jetonim së bashku në të njëjtin vend?!

-Përse ne e shikonim kudo që mbillej, dinim kush e kultivonte, kush ishte i implikuar nga policia dhe administrata dhe si i ndanin fitimet, ndërsa Rama, Tahiri dhe gjithë eskorta e tyre mediatike e administrative nuk e dallonin ku ishte dhe kush e bënte trafikun e saj?!

Supzojmë për një çast se Rama nuk ka përgjegjësi penale. Dakort. Po përgjegjësi morale dhe politike, ka ky njeri?!

E dini që ai është Kryeministri i vendit më të kanabizuar në botë për sipërfaqen dhe numrin e banorëve që ka.

Prandaj, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Pa këtë akt, as shteti, as demokracia, as ekonomia dhe as shpresa e humbur e qytetarëve nuk do të munden të kthehen sërish në normalitet.

Qytetarët lipset të tregohen inteligjentë pas kësaj situate. Ata duhet tja refuzojnë me neveri retorikat politiko-mediatike Edi Ramës.

Ai, Edi Rama duhet të japë llogari për gënjeshtrat që i ka bërë këtij populli, që në emër të “Bërjes së Shtetit” ngriti perandorinë e tij të NarkoShtetit!

Si përfundim llogjik mund të themi se Edi Rama me siguri do vazhdonte ta injoronte egzistencën e drogës siç bënë nazistët dhe komunistët me krimet e tyre kundër njerëzimit, për aq kohë sa për të do fliste vetëm Opozita dhe ndonjë gazetar kurrajoz.

Por, si dhjaks që është nuk mundi ti bënte ballë furisë që erdhi nga jashtë, nga shërbimet e vendeve mike që insistuan, denoncuan dhe provuan implikimin e zyrtarëve të lartë në këtë strukturë të mirëorganizuar të NARKOSHTETIT që u ngrit nën vëmendjen dhe kujdesin e posaçme të Kryeministrit dhe ministrave të tij.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ