Buxheti i varfërisë pa perspektivë të shëndetësisë

Nga Tritan Shehu

Duke lexuar faqet e shumta te projekt buxhetit te ri te paraqitur ne Kuvend, nuk mund t’i shpetosh nje dhembjeje te forte te kokes se bashku me nje ndjenje keqardhje te thelle per ate qe paraqitet. Kjo sepse ai buxhet qellimisht apo edhe nga mungesa e profesionalizmit eshte paraqitur i tille, konfuz, pikerisht per tu kuptuar sa me pak, me sa me shume veshtiresi, pa kolona, me shume sofizma. Dhe ketu do rendisja disa probleme te tij si shterpesine ne ide, ne prioritete, ne stimuj zhvillimi, ne progres sektorial e ekonomik ne teresi te vendit. Per kete gje jane koshient edhe vete antaret e Qeverise, duke filluar nga Kryeministri, te cilet edhe ne debatin ne parim ne Kuvend, ose bojkotuan teresisht sallen, ose u perpoqen ta devijojne diskutimin ne disa “batuta” e lojra fjalesh, pa thene asgje konkrete e optimiste te faktuar. Kjo eshte esenca e ketij buxheti, qe nuk premton asgje te mire, nje pjese e madhe e “investimeve” te te cilit jane te pa mbeshtetura ne financime, pa afate realizimi, pra surealiste.
Natyrshem ketyre tipareve te pergjitheshme nuk mund t’i shpetonte as buxheti i shendetesise, qe per hir te se vertetes ze vendin e pare midis sektoreve si per varferine e thelle te tij, mungesen e vizionit zhvillues, te optimizmit perspektiv, ashtu edhe per “akrobatlleqet” e perdorura ne fshehjen e ketyre te vertetave te hidhura, qe ai permban per sektorin e popullaten. Kjo fillon qe nga bashkimi i shendetesise me ceshtjet sociale e deri me ish te perndjekurit politik ne nje mega dikaster, qe jo vetem nxjerr shendetesine ne plan te dyte, por shton edhe konfuzionin drejtues si dhe maskon realitetin e financimeve e zhvillimit.
Megjithate nga buxheti i paraqitur per shendetesine mund te kuptosh se ky sektor do te vazhdoje te jete me i varferi ne Europe, duke rritur diferencat me te, si dhe nder me te nenfinancuarit ne bote. Ai perfaqeson ne vlere absolute reth 85 Euro per fryme popullsie ne vit, gje qe eshte reth 22 here nen mesataren europiane, duke perfaqesuar keshtu reth 2% te GDP. Per ta “shtuar” sado pak kete vlere te nivelit “afrikan”, ne material perdoren dy “spekullime” foshnjarake. Kjo shifer deklarohet abuzivisht reth 2,9% duke shtuar rreth 1% te GDP qe vijne nga sistemi sigurativ, pra nga kontributet direkte te qytetareve, qe jane krejt te ndryshme nga ajo qe vjen nga Buxheti shtetit, ndryshe e thene nga taksimi i pergjitheshem. Kjo vlere mund te llogaritet te shpenzimet per shendetesine, qe eshte dicka tjeter, per te cilen do flas me poshte, por jo te fondet publike per ate. Sy dyti llogariten aty financimet per spitalin e traumes edhe njesine e helikoptereve qe shkojne reth 0,08% e GDP, por qe ne menyre absurde tashme i kane kaluar per administrim Mbrojtjes dhe duhet te llogariten vetem atje ne buxhet.
Po keshtu edhe shpenzimet per shendetesine sipas nentekstit te buxhetit ( ai nuk i permend), priten te jene ne keto nivele mizerjeje edhe vitin qe vjen, si dhe dhe krejt te deformuara e shume larg jo vetem genjeshtres “shendetesi falas”, por edhe nje sistemi shendetesor thjesht social. Jam i bindur se ajo qe do te kete rritje te ndjeshme ne keto shpenzime eshte vetem pjesa e pagesave direkte te popullesise, per trajtim te privati brenda apo jashte vendit etj. Kjo vjen nga mos gjetja ne sektorin publik shqiptar jo vetem te standarteve bazale europiane, por edhe nga mungesa teresore e nje numri te madh specialitetesh, duke i dhene shendetesise sone keshtu tiparet e vendeve te prapambetura. Konkretisht pervec te ardhurave nga buxheti prej reth 85 E per fryme, do te shpenzohen edhe reth 38 E per fryme nga sistemi sigurativ, qe paradosalisht rilindasit deklaruan me 2013 se do tí eliminonin (premise kjo e “shendetesise falas”), si dhe mbi 120 E nga pagesat direkte te popullesise, pa llogaritur ketu shpenzimet qe qytetaret do te realizojne per mjekime jashte vendit. Keshtu arrihet ne nje tablo shpenzimesh jo vetem kryekeput antisociale me 245 E per fryme, por qe na rendit ne vendin e fundit ne Europe si edhe 2,5 here nen nivelin e Maqedonise, gje qe perben nje gjendje katastrofike te financimit te sistemit.
Kjo eshte njera ane e “tablose”, ajo e varferise ekstreme te sistemit shendetesor. Faqja tjeter, ndoshta dhe me negative se e para eshte se ky projekt, tashme qe edhe Rilindasit e pranuan se “shendetesia falas” nuk ekziston me, qofte kjo edhe si koncept i financimit te sistemit vetem nga buxheti, (gje per te cilen do te duheshin se paku 2000 E per fryme popullesie ne vit), nuk dizenjon asnje strategji afat mesem apo afat gjate per rritjen e fiancimeve shendetesore, gje kjo jetesore. Pra realisht jemi perpara jo vetem buxhetit te varferise se thelle te ketij sistemi, por edhe te stanjacionit te plote, qe ne te vertete perkthehet per shendetesine ne regres. Dhe ky regres thellohet edhe nga fakti se vazhdohet te ecet me kokefortesi ne rrugen e disa mega shpenzimeve nga buxheti ne forme “PPP”, qe jo vetem jane te ekzagjeruara financiarisht per efektet ne sistem dhe te qytetaret, por edhe qe bijen ndesh me parimet e dencentralizimit te sistemit, spitalit ndermarje, konceptet e unitetit klinik e menaxherial te tij, si edhe krijojne monopole korruptive kombetare te financuara nga fondet publike per operator te vetem privat. Vlerat e tyre kapin shuma gjigande duke varferuar me tej sistemin tone shendetesor. Pa dyshim i pari ketu renditet famekeqi Check up, jo vetem per shumen e larte te financimit, por edhe per rentabilitetin e ulet kliniko-financiar, qe ne fakt askush nuk po e permend, sepse une gjykoj se nuk ekziston. Te gjitha keto japin pasoja negative te gjera, jo vetem per nivelin e sherbimit te institucioneve shendetesore, personelit, por edhe ndaj barnave qe hyjne ne Shqiperi, prodhuesve te te cilave kerkohet vecse tu imponohen arbitrarisht cmime me te ulta se realiteti i medikamenteve te standartit europian. Kjo, qe lexohet midis rreshtave edhe ne ate material, ka cuar e do coje ne largimin e kompanive serioze, duke vene ne dyshim sigurine medikamentoze ne treg. Ne fund te fundit jane qytetaret qe e pesojne kete nivel te ulet sherbimi mbi vehten e tyre ne shendet apo duke paguar te privati a jashte vendit per cilesi me te larte.
Ne te gjithe kete analize, apo cfaredo ballafaqimi te realizuar del e do te dale se per sistemin tone shendetesor ky buxhet nuk transmeton asgje vecse varferise, mungeses se perspektives e alternativave, pesimizmit per te ardhmen. Keto elemente jane diametralisht te kundert me ate cfare i duhet shendetesise e qytetareve tane. Vecanerisht tashti qe nuk permendin me “shendetesine falas”, do te ishte shume e rendesishme si domosdoshmeri objektive e sistemit qe edhe Rilindasit te pranonin perpunimin e alternativave te qarta e realiste per te rritur finacimet ne shendetesi, si dhe per te menaxhuar sistemin ne menyre te pajtueshme me karakteristikat e nje vendi, qe bazohet mbi ekonomine e tregut. Keto jo vetem jane e vetmja rruge e zhvillimit e e rritjes se cilesise se sherbimit, por do te sherbenin edhe si mesazhe optimiste ndaj qytetareve, apo dhe ndaj punonjeseve te shendetesise, te cilet po braktisin vendin me mijera, duke e cuar keshtu ate drejt nje kolapsi te plote. Sot kemi arritur te 1.12 mjeke dhe 2,4 shtreter spitalor per nje mije banore, keto disa here me te ulta se mezataret europiane duke na renditur ne fund te saj, pra ne prag te rrenimit te sistemit e te krahasimit te tij me vendet e Afrikes Qendrore.
Dhe tashme ne fund te ketyre rreshtave pyetja e natyrshme perseritet: cila do te jete platforma, modeli a sistemi i finacimit e menaxhimit mbi te cilen do mbeshtet shendetsia jone, per te rritur sa me shpejt keto vlera monetare mizerabile te paraqitura si obsion ne kete buxhet, per te permiresuar eficiencen e nivelin e sherbimit te tij? Fatkeqesisht ne material nuk gjej as edhe nje pergjigje te tille, sado e pergjitheshme te ishte ajo, ndaj kesaj pyetje te madhe e thelbesore per te sotmen e te ardhmen. Une gjykoj se pa dyshim modeli i perzier i financimit i filluar qe me 1993, duke rritur shpejt komponentin kontributiv te tij, pra ate sigurativ, e shoqeruar kjo me finacime te mundeshme nga buxheti ne reth 3,5% te GDP, do te ishte rruga me racionale dhe e vetme per te krijuar bazen e zhvillimit e te shpreses per te ardhmen e sistemit tone shendetesor. Pa dyshim kjo duhet shoqeruar me ndryshime te thella vizionesh menaxheriale, decentralizim, liberalizim, konkurence, raporte te reja publik-privat, indekse bashkekohore kostoje e cilesie etj per te siguruar eficiencen e financimeve. Keto jane elementet qe duhet te shprehe nje dokument i vertete buxheti, vecanerisht per kushtet e sistemit tone shendetesor, qe kerkon ndryshime drastike, perndryshe, sic transmeton ky buxhet, jepen vetem mesazhe negative e te rreme, duke treguar se ne kete rruge pa krye e nesermja e sistemit tone shendetesor do te jete shume me e keqe se e sotmja e erret e tij. Atehere si mund te mos kesh dhimbje koke e shpirti kur lexon keto faqe te shkruara ne menyre kaq amatoreske dhe spekullative!

Burimi: Panorama.com.al

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ