Si kujdeset Rama në fshehtësi për Sajmen…

Nga Artur ZHEJI

Çështja Tahiri dhe ndërlikimet që ajo ka sjellë, ka tërhequr një fije të çorapes dhe po e ç’thur të tërën atë. Eurot e Sotës, funksionarët e Policisë së Qarkut të Vlorës dhe arratisja e tyre, përgjimet e tjera të pritshme, kanë krijuar një ankth të papërshkrueshëm në Shumicën qeverisëse.

Me rezultatin e 25 Qershorit, me Qeverinë e re Rama 2, të gjitha forcat e tjera politike dhe njerëzore dhe shumë Grupe Interesi, ndjehen të rrezikuar nga arroganca e kryeministrit të gjithëpushtetshëm. Instinkti i vetmbrojtjes, i grupon bashkë ata, kundër Shumicës në pushtet që duhet të mbrohet nga të gjitha anët, e sidomos nga Prokuroria dhe nga shërbimet sekrete “mike”, që veprojnë lirshëm dhe me pasion këto kohë në Shqipëri.

Tani Ramës nuk i ka mbetur tjetër veçse të luajë në mbrojtje dhe të kujdeset në fshehtësi për fatin e ardhshëm të ish ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri.

Po çfaj mund të ketë Tahiri, kur atij, nga kupola e Rilindjes, ju ngarkua pjesa më e ekspozuar dhe më e përgjuar e punës?
Tahiri nuk jetonte dhe nuk vepronte në Mars, por në Tiranë, Vlorë, Tepelenë… dhe ecejaket e tij, sa në Ministrinë e Brendshme dhe në zyrën e kryeministrit kanë qenë nga më të shpeshtat.

Informacionet që ka në tryezë Kryeministri janë të përditshme dhe shumë burimshe. Aeroplanët sportivë të transportit të drogës filluan të binin. Madje u zbuluan edhe pistat e ulje-ngritjeve të tyre të tipit kolumbian, jo larg syve, por pikërisht në qendër të Shqipërisë. Në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Kavajë…

Nuk i ka vlerësuar kryeministri informacionet alarmuese, apo Tahiri, ishte kaq “dredharak” dhe i shplante trurin???
Të jetë vallë Sajmja kaq usta çudibërës?

Po mirë Sajmja na doli një magjistar që i ka bërë të gjitha këto mëkate, duke i fshehur nën pelerinën e tij, po drejtori i përgjithshëm i Policisë, zoti Çako?
Edhe ai s’ka parë e s’ka dëgjuar gjë?

Kryeministri kërkon prej nesh që ta besojmë këtë marrëzi dhe të gjitha faturat e mëkateve të drogës, të rëndojnë vetëm në kurriz të ish ministrit që jeton këto javë, ndoshta periudhën e vet më të vështirë dhe më të vetmuar.

Por dukshëm edhe kryeministri ka frikë nga Sajmja dhe vënia e tij në një trysni kaq të lartë, prandaj dhe nuk përjashtohet aspak, që ata, takohen rregullisht dhe rakordojnë veprimet e tyre hap pas hapi dhe kjo do të ishte e llogjikshme.

Porse ndërkohë, Varka e pushtetit të kësaj Shumice merr ujë nga të gjitha anët dhe është e dhimbshme të shohësh kryeministrin e vendit tënd, që nxjerr ujin me kova nga barku i saj, duke e shtyrë ndërmjet ngërçeve, mbytjen që duket e pashmangshme…
Bezdi e madhe vërtet…

Burimi:360grade.al

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ