Aksidentohet rëndë 64 vjecari nga Krahësi, ja cili është

3

Një i ri vihet në pranga pasi goditi me automjet një kalimtar në fshatin Krahës të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin nacional Krahës-Mallakastër ndërsa i riu 21 vjecar Endri Novi nga fshati Mamaj, është arrestuar sot pas dëshmisë së dhënë nga kalimtarë të rastit. Këta të fundit, kanë raportuar në Policinë e Tepelnës ngjarjen e ndodhur ku bashkëfshatari i tyre Demir Doda 64 vjec, u godit rëndë nga një automjet me targa AA964GJ. Policia nisi menjëherë verifikimin e targës së mjetit dhe pronësinë e tij nga ku rezultoi se ishte 21 vjecari Novi ai i cili shkaktoi aksidentin që plagosi rëndë 64 vjecarin nga fshati Krahës.

Ajo cka ka rënduar më tepër pozitën e 21 vjecarit Novi, është largimi nga vendi i ngjarjes pas shkaktimit të aksidentit. Automjeti që e goditi tip “Seat” e ka goditur në pjesën ballore 64 vjecarin dhe ky i fundit si pasojë e plagëve shumë serioze të marra në trup, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet nga ku dhe po mjekohet.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ