Memaliaj dhe zona përreth pa ujë, shkak mungesa e rrymës elektrike

3

Qyteti i Memaliajt dhe zonës përreth, përvecse pa energji elektrike, ka ngelur edhe pa furnizim me ujë të pijshëm.

Lajmi konfirmohet për Jugunews.net nga Shtabi i Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës në bazë të raportimeve që kryejnë zyrat e emergjencave civile nga të shtatë njësitë vendore në Qarkun e Gjirokastrës.

Ujësjellësi i Memaliajt dhe i fshatrave përreth që furnizohen nga i njëjti burim, funksionon me pompa dhe përgjatë 24 orëve të fundit, ka pasur anomali në funksionimin e tyre pikërisht për mungesën e korrentit.

Rrjeti i brishtë elektrik në zonën e Memaliajt, përvecse ka privuar banorët nga rryma elektrike, i ka lënë ata edhe pa furnizim me ujë të pijshëm.

Nuk dihet se kur do të rikthehet normaliteti, por pak shpresa ka që banorët e Memaliajt, të kenë ujë në rubinetat e tyre të paktën edhe për 24 orët e ardhshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ