Vendim i papritur për shkollat ditën e nesërme në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës

3

Nxënësit e ciklit 9-vjecar në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, nuk do të zhvillojnë mësim ditën e nesërme që rastis me ditën e parë të muajit të fundit të këtij viti, 1 dhjetor.

Kjo është vendosur sot në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj ka vendosur pushim për shkollat e ciklit fillor dhe 9-vjecar për shkak të motit të keq që pritet të mbizotërojë gjatë ditës së nesërme. Ky vendim është marrë pas konsultave me kreun e DAR Gjirokastra Lindita Rova dhe drejtuesve e mësuesve të shkollave në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet për të shmangur cdo ngjarje të papritur si pasojë e intensitetit të rreshjeve gjatë të nesërmes.

Përjashtim bëjnë vetëm kopështet e qytetit të Gjirokastrës pasi do të funksionojnë normalisht.

Për Jugunews.net drejtoresha e DAR Gjirokastra Lindita Rova konfirmoi se procesi mësimor i ditës së nesërme, do të zëvendësohet një ditë të shtune brenda këtij viti.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ