FOTO/Lazarati, Valareja, Zhulati në errësirë prej 72 orësh

Dini gjë kur do vijnë dritat në fshat?

Ka qenë kjo pyetja në drejtim të Jugunews.net nga ana e banorëve të zonave rurale në Gjirokastër në kushtet kur askush nuk i jepte përgjigje.

Koha e keqe ka lënë pa rrymë elektrike shumë fshatra në Gjirokastër.

Tre prej fshatrave më të mëdhenj Lazarati, Valareja dhe Zhulati qëndrojnë në errësirë të plotë prej 72 orësh.

Raportimet nga terreni, bëjnë të ditur se takimi i energjisë elektrike, është i pamundur nga problemet që janë shfaqur në rrjetin përcjellës ndonëse OSHEE po punon për rikthimin e energjisë së munguar.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ