Pranga të riut të shumëkërkuar nga Kalivaci për trafik kanabisi

Vihet në pranga një person në kërkim për trafikim kanabisi. Sinan Zeneli 25 vjec nga fshati Kalivac në Tepelenë, është kapur një ditë më parë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pasi rezultonte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të kanabisit. Kapja e tij u realizua falë një informacioni mjaft konfidencial për vendndodhjen e 25 vjecarit në një lokacion të Tepelenës ku uniformat blu e kanë mbajtur të fshehtë. Më datën 5 shtator të këtij viti në aksin rrugor rural Kalivaç-Krahës gjatë qarkullimit me automjetin e tij tip “Fiat Punto”, me targa AA427LR, Zeneli, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Në largim e sipër ai ka hedhur nga automjeti dy thasë plastik të mbushur me kanabis të cilat peshonin 23.5 kg. Ndërsa ka mbërritur në qendër të fshatit Krahës, 25 vjecari braktisi automjetin dhe u largua në drejtim të paditur derisa u kap nga uniformat blu një ditë më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ