Kërcet druri në takimin Përmeti-Këlcyra, dhunohet gjyqtari i takimit

Kërcet “huri” në Përmet në derbin e futbollit Përmeti-Këlcyra takim i vlefshëm për Kategorinë e Dytë.

Lojtarët e Këlcyrës, kanë dhunuar gjyqtarin e takimit Albi Paco nga qyteti i Fierit pas akordimit të një 11 metërshi i cili për ta nuk ishte i drejtë. Penalltia është dhënë në minutën e 82 të takimit dhe kaq ka mjaftuar që lojtarët e Këlcyrës t’i sulen gjyqtarit të ndeshjes duke e dhunuar. Në fushë u krijua një gjendje paniku duke përfshirë edhe lojtarët vendas teksa u konfrontuan me ata të Këlcyrës.

Nisur nga gjendja e paprecedentë, në fushë ka ndërhyrë policia e cila ka shoqëruar lojtarët e Këlcyrës në dhomat e zhveshjes dhe mbrojtur albirtrin e takimit.

Takimi u ndërpre për të mos rifilluar më prapë për shkak të situatës së nderë që egzistonte.

FSHF pritet të ndërhyjë për këtë rast gjatë ditëve të ardhshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ