Arrestohen tre futbollistët e Këlcyrës, ja emrat e tyre

Arrestohen në flagrancë, tre futbollistë të ekipit të Këlcyrës të cilët një ditë më parë, dhunuan në fushën e lojës, gjyqtarin e takimit Përmeti-Këlcyra Alvi Paco nga Fieri. Ngjarja e një dite më parë ka qenë e paprecedentë për Përmetin pasi dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit të takimit, u suportua dhe mbështetur nga tifozët e Këlcyrës dhe nga vetë lojtarët në fushë të cilët u treguan të papërmbajtshëm.

Jugunews.net ka siguruar emrat e futbollistëve të Këlcyrës të cilët ndodhen të arrestuar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Përmetit. Ata janë:

Emilijano Kamberaj 30 vjec e Meleq Xhakollari 21 vjec të dy nga Përmeti, si dhe Andi Hina 21 vjec nga Gjirokastra.

Sipas grupit hetimor, të tre futbollistët janë konsumues të veprës penale të goditjes për shkak të detyrës në ngarkim të Alvi Pacos, gjyqtar i ndeshjes, si dhe anësorit i cili u dëmtua më lehtë në raport me Pacon.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor nga ku dhe i referohet Jugunews.net mbrëmjen e djeshme, u shoqëruan gati gjysma e lojtarëve të Këlcyrës, si dhe trajneri Robert Spahiu. Ky i fundit ka qetësuar situatën në fushë pasi mund të precipitonte në përmasa akoma dhe më alarmante.

Ndërsa janë pyetur edhe vëzhguesi i FSHF.

Takimi u ndërpre në minutën 82’ kur gjyqtari Alvi Paco, akordoi një 11 metërsh në favor të ekipit të Përmetit, cka acaroi situatën.

Deri në minutën e 82’ rezultati ishte 1-0 në favor të përmetarëve.

Ndërkohë që pas dy ditësh pritet të jepet masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë në Përmet, në ngarkim të tre futbollistëve të arrestuar të cilët përvecse rrezikojnë burgun, por ndëshkimi i tyre nga ana e FSHF është i pashmangshëm.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ