VIDEO/Dyshime të forta ndaj ekspertizës së vrasjes së Pajtim Shehut 21 muaj më parë në fshatin Shkallë

3

Shfaqen dyshime të forta për aktet e ekspertimit të kryera nga ekspertët e Policisë së Sarandës, për vrasjen e Pajtim Shehut, 21 muaj më parë në fshatin Shkallë të Bashkisë së Konispolit. I dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit të Sarandës, është Ajet Rexhep banor i këtij fshati i cili është në pritje të vendimit të Apelit të Gjirokastrës të planifikuar më datën 20 të këtij muaji. Vetë i dënuari me 25 vjet burg nga shkalla e parë, nuk ka pranuar autorësinë e krimit pavarësisht lehtësirave që njeh ligji nëse pranohet një krim cka do t’i shkurtonte atij vitet e dënimit. Mirëpo insistimi për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes së bujshme në këtë fshat më 13 prill të vitit 2016, është bazuar në disa prova që Policia Gjyqësore e Sarandës, duket se nuk i ka marrë për bazë apo injoruar. Një prej provave janë pamjet filmike të regjistruara nga një kamera e instaluar në një lokal përbri rrugës kryesore të këtij fshati ku sipër saj ndodhet banesa e të akuzuarit për vrasje dhe teksa i dënuari me 25 vjet burg, duket qartë teksa kalon përbri këtij lokali në drejtim të lokalit të tij që ndodhet ngjitur dhe kjo ka ndodhur pesë minuta pas krisjes së armës së zjarrit në vendin e ngjarjes që shkaktoi vdekjen e viktimës. Prova tjetër janë dyshimet e veprimeve proceduriale të kryera pasi akti i ekspertëve mjeko-ligjor dhe ai i ekspertit kriminalistik, kanë kontradikta. Kjo sepse akti i ekspertimit mjeko-ligjor thotë se viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa akti i kryer nga ekspertët e Policisë Kriminale, pranojnë se viktima Pajtim Shehu, është qëlluar në një distancë 32.5 metër nga Ajet Rexhepi në mesnatë me kohë shiu me dorë të majtë cka ngjall dyshime të forta që ky varjant të jetë origjinali me atë cfarë ka ndodhur në të vërtetë. Avokati i palës së akuzuar Fran Dashi, ndërkaq, ka kërkuar ringritjen e një grupi ekspertësh me pjesmarrjen e ekspertëve nga Policia, Gjykata apo Prokuroria. Sipas tij, ky grup nevojitet të vlerësojë provat dhe studimin e vendit të krimit për të dalë në një përfundim që të zbulohet autori i vërtetë i krimit.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ