Lojtarët e Këlcyrës, vargje tallëse gjyqtarit Paco

3

Ditë e dielë në mëngjes, cunat ishin të gjithë në festë.

U nisën për të shkuar, derbin për të fituar.

Nisi derbi shumë i zjarrtë, por arbitri e bëri baltë.

Bjerë bilbilit në cdo cep, nga Kaleshi kishte marrë lekë.

I kënaqe përmetarët, kur ti ndëshkove lojtarët.

Të dukej vetja mbret, nuk e dije se c’të pret.

Dhe në fushë kur vrapoje, ti Kaleshin po kërkoje.

Dhe Panuci të të shikonte, në kombëtare do të kërkonte.

Tre ditë burg ti na fute, lekët në xhep i fute.

Kur t’i mendosh ato lekë, buka në fyt të ngeltë.

Sa budalla u tregove, me Kaleshin bashkëpunove.

Në spital përfundove, nga koka jote e pësove.

Edhe neve në qafë na more, dhe në media ti na nxorre.

Në cdo fushë kur të vesh, neve hije do na kesh.

Ne lojtarët që të dhunuam, ty të fala të dërguam.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ