Dy tepelenas të shumëkërkuar, bien në pranga. Ja cilët janë

3

Dy të rinj nga Tepelena të shpallur në kërkim, janë kapur mëngjesin e sotëm nga Policia e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për Ledion Kokën dhe Edison Micin.

I pari është kapur mëngjesin e sotëm nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “SHQIPONJA”, pas një pune të qartë vëzhguese.

Ndërsa i dyti ka qenë Edison Mici 22 vjec banor i fshatit Kodër në Tepelenë. Kapja e tyre është kryer në periudha të ndryshme kohore brenda 3 orëve.

I pari Ledion Koka është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë tre vjet më pare, me tetë vite burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe ndodhej në arrati.

Me po të njëjtën vepër penale Edison Miçi, i’u caktua masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër në mars të këtij viti në një kohë kur ndodhej në kërkim policor.

Si për Kokën dhe për Micin materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ