Kreu i PD Roland Bejko fton demokratët e Gjirokastrës në tubimin e opozitës mesditën e të hënës

3

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, bën thirrje për protestën e paralajmëruar nga opozita shqiptare mesditën e të hënës.

Në një status në FCB, zoti Bejko ka ftuar demokratët gjirokastritë për të protestuar dhe i’u bashkuar tubimit të madh që do të organizohet në kryeqytet nga opozita e bashkuar kundër kapjes së prokurorit nga Edi Rama dhe PS.

Statusi i plotë në FCB i Roland Bejkos.

Qeveria jonë po çmendet. Asaj nuk i vjen më turp për ato që bën.

Prandaj ditën e hënë më 18 Dhjetor ora 9.30 ftohet çdo DEMOKRAT i GJIROKASTRËS, çdo i ri dhe e re, studentë e qytetarë të tjerë, të gjithë ata që e ndjejnë veten OPOZUTARË, të PROTESTOJMË së bashku para PARLAMENTIT.

Edi Rama po përpiqet të marë në dorë drejtësinë me padrejtësi.

Të bashkohemi për ta ndalur!

Ejani sa më shumë të protestojmë kundër qeverisë së mijra skandaleve!

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ