Gjendet me shkelje, shkarkohet drejtoresha, dosja për ndjekje penale në Prokurori

3

Drejtuesit e institucioneve vendore në Qarkun e Gjirokastrës, në katër vitet e fundit janë konstatuar me shkelje të shumta të cilat në mjaft raste, janë zbuluar nga auditet e kryera.

Auditi i kryer së fundi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Tepelenë, ka zbuluar një sërë shkeljesh nga ana e kreut të këtij institucioni Klodiana Gjonca.

Kjo e fundit është pushuar në vend pas rezultateve të auditit në këtë institucion, prej digasterit të linjës.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, kanë pohuar për Jugunews.net se Klodiana Gjoncaj, është kapur në shkelje të plotë në disa procedura tenderuese në tre vitet e fundit sidomos abuzime në tenderin e karburantit, pajisjeve logjistike në disa Qendra Shëndetësore në Tepelenë, si dhe procedurat skandaloze me emërimet.

Zullumi në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e ka detyruar ministrinë e linjës, që të cojë në Prokurorinë e Gjirokastrës, dosjen me të gjitha shkeljet ndaj Gjoncajt e cila rrezikon arrestimin.

Klodiana Gjoncaj, u emërua në këtë post në tetor të 2013 si propozim i LSI.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ