Furtunë në Spitalin e Përmetit, shkarkime dhe ndjekje penale për ish drejtuesin

3

Në Spitalin e Përmetit, ka filluar “furtuna” ndaj personelit të tejfryrë në katër vitet e fundit.

Burime nga ky spital, konfirmojnë për Jugunews.net se auditi i fundit i kryer në këtë spital, ka gjetur shkelje të shumta të certifikuara nga drejtuesi i mëparshëm i cili u shkarkua nga kjo detyrë gjatë fushatës elektorale të qershorit të këtij viti.

Dëmi i përllogaritur nga shpenzimet marramëndëse dhe tenderat pa hesap të kryera përgjatë katër viteve të fundit, vlerësohet në mbi 1 miliardë lek të vjetra.

Auditi i kryer në ditët e nëntorit të këtij viti, ka nxjerrë përfundime që shokojnë për të cilat do të ketë vetëm një përgjegjës. Ai është ish drejtori i këtij institucioni i cili vjen nga radhët e LSI.

Dëmi financiar, nuk është i vetmi, por rekordet abuzive të shënuara nga ish drejtuesi i spitalit, shënohen edhe në procedurat e punësimit. Një spital me tetë shoferë dhe një autoambulancë, me një organikë të tejfryrje janë prova që auditi i ka nxjerrë dhe dorëzuar në organin e akuzës.

Së fundi mësohet se janë shkarkuar nga puna shtatë punonjës kryesisht të prapavijës, ndërkohë që cohen për ndjekje penale në Prokurorinë e Përmetit, tre punonjës të cilët në përfundim të hetimeve do t’u komunikohet akuza e ngritur për shpërdorim detyre.

Mes tyre figuron edhe ish drejtori i këtij spitali.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ