Perëndimit i duhet ta dijë ç’po ngjet në Shqipëri

Nga Rezart Bejko

Sistemi politik ne Shqiperi, te cilin nuk po e quaj me demokraci sepse nuk eshte me e tille, ngjan me nje ndeshje ku palet futen per te luajtur futboll por njera pale luan me rregulla Ragby. Atehere pales qe ka hyre per te luajtur futboll i lind e drejta te terhiqet nga fusha e lojes pasi nuk mund te luaje nje loje per te cilen nuk ka rene dakord me palen tjeter dhe per te cilen nuk eshte pergatitur.

Pra, opozita shqiptare duhet te dale nga sistemi, te bojkojtoje parlamentin dhe te therrase protesta pa fund deri ne rrezimin e kastes qe ka zhbere rregullat e lojes te quajtur demokraci. Kjo kaste nuk ka asnje shanc ta lere pushtetin me rregulla demokracie. Ata i largon vetem forca e popullit. Nuk mund te behet me sehir se si organizata kriminale e quajtur Rilindje te vjedhe shqiptaret cdo minute, te trafikoje droge, te bleje zgjedhje te kape te gjitha pushtetet dhe te mos ndeshkohet per te gjitha keto.

Nuk ka asnje gram arsye te pritet kater vjet per zgjedhje, pasi, ne rradhe te pare demet do te jene kolosale per shqiptaret, ndersa krimi i veshur me pushtet fitoren e ka prape te siguruar perderisa nuk do te zbatojne rregullat e lojes. Nese kjo nuk ndodh, atehere jo vetem PD do te shuhet si Parti, por edhe demokracia dhe drejtesia do te marin fund nje here e mire me Shqiperi.

Dhe te gjitha keto me bekimin e Evropes dhe burokrateve te saj te korruptuar dhe driteshkurter te cilet gjithmone kane preferuar ti shtyjne zgjidhjet e problemeve pafundesisht duke i fshehur plehrat poshte tapetit. Ndersa ne Washington, nivelet e larta, akoma nuk e kane kuptuar se cfare ndodh realisht me Shqiperine pasi me vende te kategorise se trete meren zevendes-ndihmes sekretaret te cilet informohen nga Ambasadore te tipit Lu, qe ju percjellin informacione te filtruara. E vetmja menyre qe problemi Shqiptar t’i bjere ne vesh Administrates se larte, pra Sekretarit te Shtetit apo Presidentit eshte prodhimi i nje lajmi ne CNN apo Fox news dhe paraqitja e situates lakuriq, ashtu sic eshte ne te vertete.

Keto televizione nuk merren me seancen parlamentare te vendit tone shume periferik, por mund te fokusohen tek ne vetem nese opozita e bashkuar dhe shqiptaret prodhojne lajm. Gjithsesi edhe shkuarja lajmit ne vesh te zyrtareve te larte nuk perben ndonje garanci se situata do ndryshoje per mire.

Faktet historike kane treguar me se nje njehere se kur interesi ua do, ose kur ceshtja nuk konsiderohet si prioritet, ata mund te tolerojne edhe ndonje “Son of the bitch” te tipit Rama. Vetem kercenimi i stabilizimit te vendit dhe rajonit mund t’i beje ata te ulen dhe ti japin ndonje shuplake ndonje biri kurve te veshur me yamamoto njemije dollareshe, qe kapardiset si i rendesishem dhe i vecante poshte e larte kancelarive perendimore, duke i kercenuar ata se do shkojme nga Lindja nese Perendimi nuk na do.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ