VIDEO/Uji në Memaliaj i ndotur, banorët ankohen

3

Banorët e qytetit të Memaliajt, po vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm por tashmë, i’u duhet që të ndeshen edhe me problematikën e cilësisë së tij. Ata shprehen se  edhe pse janë taksapagues të rregullt, po furnizohen me ujë tre herë në ditë me orare të reduktuara. Uji është jashtë cdo lloj standarti për t’u konsumuar dhe për rrjedhojë, banorët janë të detyruar që t’a blejnë atë edhe pse rëndon ekonominë familjare.

Ndërkaq drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë Arben Kacorri, pohon se cilësia e ujit është problematike dhe kjo sipas tij, e ka spegimin tek rrjeti i brendshëm i ujësjellësit të qytetit i cili është tejet i amortizuar dhe me jetë 60 vjecare. Drejtori Kacorri, shprehet se egziston projekti i ndërhyrjes për rigjenerimin e rrjetit të brendshëm, por deri tani nga ministria e linjës, nuk ka asnjë sinjal për ndërhyrje.

Gjatë muajve të verës, qyteti i Memaliajt dhe i Tepelenës, kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ekosistemit natyror, por mesa duket ky problem, do të vijojë edhe gjatë stinës së dimrit i cili sapo ka trokitur.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ